Ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, “Sunny Hill”, rikthehet këtë vit pas dy vitesh pauzë.

Festivali, i cili ka bërë bujë të madhe në edicionet e mëparshme, edhe sivjet pritet të ketë një shumëllojshmëri aktivitetesh e artistë me renome botërore.

Së fundmi janë zbuluar edhe datat se kur saktësisht do të nisë festivali, i cili kësaj radhe do të zgjasë katër ditë.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, faqja zyrtare e “Sunny Hill” njofton se festivali do të jetë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Ndërkaq, sa i përket lokacionit akoma nuk është vendosur se ku do të mbahet “Sunny Hill” pavarësisht aludimeve.

Në vijim pritet që të zbulohen edhe disa prej yjeve botëror që do marrin pjesë në festival.