20.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria franceze në konferencë, jep hollësi për vdekjen e çiftit nga Kosova

Prokuroria franceze në Epinal ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 26 prillit. Konkretisht, bëhet fjalë për vdekjen e dy prindërve me origjinë nga Kosova.

Frederic Nahon, prokurori publik i Epinalit dhe shefi i sigurisë urbane, Frederic Paris, folën para mediave. Sipas tyre, burri e kishte vrarë gruan e tij para se të vriste veten me të njëjtën thikë.

“Tani dimë më shumë për vdekjen e këtij çifti kosovarësh nga Epinal, trupat e të cilëve u gjetën më 26 prill.

France knife attack: Anti-terrorism probe launched after police officer  stabbed to death - CNN

Është një dyshim për pabesi që do të kishte nxitur tërbimin e burrit ndaj shoqes së tij, e cila më pas tenton të strehohet në banjë. Burri më pas detyron hapjen dhe e godet me thikë disa herë, duke përfshirë një vdekjeprurëse në bazën e qafës. Më pas ai godet veten disa herë, me të njëjtën armë dhe i jep vetes një goditje vdekjeprurëse në zemër, ku u gjet thika”.

“Plagët në parakrahin e gruas konfirmojnë se ajo u sulmua e para dhe se ajo u përpoq të mbrohej”, tha Frederic Nahon.

Të alarmuar nga të qarat, tre fëmijët e pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes zbuluan trupat e prindërve të tyre. As fëmijët dhe as një palë e tretë nuk do të kishin ndërhyrë, këtë e vërteton analiza e ADN-së e thikës.

Familja kosovare kishte katër vite që ndodhej në Francë, në gjendje të rregullt, fëmijët shkonin normalisht në shkollë.

Bëhet fjalë për Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë dhe bashkëshortin, Shaqir Gashi, 1977 nga Dubrava e Istogut. Çifti i takon komunitetit romë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img