19.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Subvencionimi qeveritar: Qytetarët lënë drutë për pajisje efiçiente

Me të ardhur vjeshta kanë nisur edhe përgatitjet për dimër. Drunjtë janë një nga mjetet kyçe që karakterizojnë atë.

Këtë vit, ndryshe nga vitet paraprake, si goxha me rëndësi po shihen edhe pajisjet efiçiente për ngrohje. Kjo akoma më shumë tani që qeveria u ka mundësuar qytetarëve vendas subnvencionimin për to.

Për pompë termike e klimë, nga dyqanet e këtyre pajisjeve po thonë se është rritur fluksi, ndryshe nga tregtarët e druve, që thanë se shitja e këtyre të fundit ka rënë, raporton Klankosova.tv.

Një formë të tillë ngrohjeje po e mirëpresin edhe qytetarët, por edhe njohësit e energjisë, të cilët madje po e quajnë si të përshtatshme. Veçse sipas tyre, kjo mund edhe të rrisë nevojën për import të energjisë elektrike, e veçmas në periudhë kur temperaturat janë ekstreme.

Thirrja për aplikim të subvencionit për pajisje për ngrohje do të jetë e hapur deri në ditën e 22-të të nëntorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img