20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Izraelitët sonte demonstrojnë në mbështetje të familjeve të pengjeve

Protestuesit pritet të mblidhen në qytetet kryesore izraelite këtë mbrëmje në mbështetje të familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Demonstratat janë planifikuar të zhvillohen në disa qytete, duke përfshirë Haifa, Tel Aviv, Jerusalem, Be’er Sheva dhe Eilat, sipas gazetës Haaretz, transmeton Klan Kosova.

Katër javë pas sulmit të 7 tetorit në Izrael, Hamasi ende mban peng 241 persona, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe civilë të tjerë si dhe ushtarë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se nuk do të ketë pauzë në sulmet e Izraelit kundër Gazës – për të lejuar ndihmën humanitare në territor – pa kthimin e pengjeve.

Disa nga protestuesit pritet të bëjnë thirrje për largimin e Netanyahut nga posti i tij, thotë Haaretz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img