25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Stano: BE po kërkon nga Kosova e Serbia që të gjejnë një zgjidhje evropiane

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dalur me një deklaratë për zhvillimet e nevojshme në dialog pas vizitës së fundit të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Prishtinë e Beograd.

Stano tha se vizita e Lajçak kishte për qëllim t’ua bënte të qartë Kosovës dhe Serbisë se BE pret që të ketë përparim nga të dy palët në çështjen e dialogut, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Zëdhënësi Peter Stano shtoi se tensionet mes dy palëve po rrezikojnë progresin në dialog. Ai tha se BE nga Kosova e Serbia që ta gjejnë një zgjidhje evropiane.

“Ne po kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje evropiane”, u shpreh ai.

Stano ka shtuar se BE ende nuk ka një datë për takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, por tha se do të njoftojnë kur të vije koha.

Njëkohësisht, Stano ritheksoi se BE e sheh themelimin e Asociacionit si detyrim ligjor të Kosovës, dhe se duhet respektuar konform marrëveshjes së Brukselit.

“Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, tha Stano.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin evropian për arritjen e një marrëveshjeje finale në dialog. Këtë, Kurti e bëri të ditur pas vizitës së Lajçakut në Prishtinë, ku të dy u takuan në një darkë pune.

Ndërkaq sot, Kurti ka zhvilluar takime edhe me ambasadorët e QUINT-it në OSBE dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, për të cilin Kryeministri Kurti tha se është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img