25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Grumbullohen mbi 300 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj

Mbi 300 mijë euro janë grumbulluar për të prekurit nga vërshimet në Komunën e Skenderajt.

Listën me emrat e të gjithë atyre që kanë kontribuar e ka publikuar kryetari i Komunës, Fadil Nura, derisa i ka falenderuar të gjithë ata.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e veprimeve transparente nga ana e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përkitazi me fondin emergjent të vërshimeve, duke publikuar çdo cent të deponuar në këtë fond, sot kreu i Skenderajt ka bërë publike pjesën tjetër të derdhjes së mjeteve financiare në llogarinë zyrtare bankare, mjete këto që janë deponuar brenda Kosovës dhe jashtë saj.

“Një tjetër falënderim të madh për pjesën tjetër të njerëzve vullnetmirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe të tjerët që vazhduan të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për t’u dalë ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet!

Publikimi i pjesës së dytë të mjeteve financiare të deponuara në llogarinë zyrtare të fondit, nga dy burimet; brenda dhe jashtë Kosovës, nga data 27 janar deri me 7 shkurt.

Totali i përgjithshëm deri më tani është

.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img