17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Stano: BE-ja është e gatshme për një takim sa më të shpejtë mes Kurtit dhe Vuçiqit

Bashkimi Evropian pret përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, deeskalim dhe gatishmëri konstruktive për të ecur përpara dhe është i gatshëm të mirëpresë sa më shpejt presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, përsëriti mesazhin e BE-së. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borell, raportojnë mediat nga Brukseli.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e rregullt për më shumë detaje rreth përgatitjes së një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Stano tha se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak sot në Bruksel është duke biseduar me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimi.

“Është një takim pune ku kërkohen zgjidhje dhe bëhen përgatitje që liderët të takohen dhe të diskutojnë në nivelin më të lartë”, tha Stano.

I pyetur nëse dihet nëse dhe kur do të vijë në Bruksel kryenegociatori i Beogradit, Stano është përgjigjur se nuk mund të flasë në emër të palës serbe.

Stano ka përsëritur edhe fjalët e përfaqësuesit të lartë Josep Borell se kjo është kriza më e rëndë për Kosovën që nga viti 2013 dhe se BE-ja dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje evropiane për situatën aktuale.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane duke gjetur një zgjidhje për problemet reciproke”, deklaroi Stano.

Ai shton se beson se “BE nuk është më e interesuara për të gjetur një zgjidhje” dhe se “duhet të jenë të dyja palët, sepse ata kanë përgjegjësinë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img