22.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Stano: BE dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

Bashkimi Evropian i ka dënuar kërcënimet, frikësimin dhe presionin psikologjik ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se BE-ja është e shqetësuar me dorëheqjen e nëntë policëve serbë të Kosovës, të sapo rekrutuar.

“Përbërja e Policisë së Kosovës duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes patrullimit të orientuar drejt komunitetit”.

“Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të sapo rekrutuar”, tha Stano për KP.

Tutje, Stano tha se çdo lloj sjelljeje frikësuese apo kërcënuese ndaj policëve serbë të Kosovës, duke përfshirë aktorët e lidhur me Serbinë, duhet të ndalen menjëherë.

“Çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe multietnike dhe BE-ja nënvizon se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e kthimit të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës duhet të gjendet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img