24.5 C
Pristina
Monday, June 3, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare/ Arsim Kabashi dënohet për sulmin ndaj trajnerit të Fushë Kosovës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin, nën dyshimet për sulm fizik ndaj trajnerit të Fushë Kosovës, Burim Shalan.

Kabashi i Ballkanit është dënuar me 600 euro për shkak se dyshohet se Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala.

“Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Përpos Kabashit është dënuar edhe vetë klubi i Ballkanit. Kampioni i Kosovës është dënuar për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes.

“Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtoreve persona të paautorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipt mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)”, thuhet në vendimin e FFK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img