10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Spektakël në “Maradona”, Reali fiton me shumë mund

Reali ka shënuar fitoren e dytë në grup në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit kanë mposhtur Napolin me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Ostigard në minutën e 19-të.

Reali e përmbysi rezultatin në pjesën e parë me golat e Vinicius Junior (27’) dhe Bellingham (34’).

Me të filluar pjesa e dytë, Zielinski barazoi rezultatin.

Golin e fitores për Realin e shënoi Meret në portën e tij në minutën e 78-të.

Reali është në vendin e parë me 6 pikë, Napoli e Braga kanë nga 3 pikë derisa Union Berlin është i fundit pa asnjë pikë. /IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img