17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahet seanca e parë në objektin e komunës së Zubin Potokut

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë, ku në rend dite është themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

Ai njoftimin për seancë tha e ka marrë mbrëmë vonë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ndërkohë, ka kaluar një vit prej kur morën pozitat e kryetarëve të dy komunave veriore,  Izmir Zeqiri e Ilir Peci dhe ende detyrën e ushtrojnë nga zyrat alternative në fshatrat Çabër e Lipë.

Bojkoti i qytetarëve të Zubin Potokut e të Zveçanit për të votuar për shkarkimin e tyre më 21 prill, u ka hapur rrugë atyre që detyrën ta ushtrojnë nga zyrat në komunë.

Kryetarët e këtyre dy komunave veriore, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Por më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.

Para komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy qyteteve kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img