15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Skandali i mishit, flet pronari i kompanisë “Apetit”: Po analizojmë të dhënat nga eksporti dhe importi

Një skandal i publikuar nga mediat në Shqipëri se “kompania kosovare “Apetit Group” po importon mish nga Brazili dhe po e shet në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës” ka marrë bujë të madhe edhe në vendin tonë. Tashmë për rastin në fjalë kanë filluar hetimet ndaj Kompanisë, përderisa Inspektori i AUV-it është dërguar në Komision disiplinor.

Periskopi ka kontaktuar me njërin nga pronarët e kompanisë “Apetit sh.p.k”, Gani Ferizi i cili ka mohuar raportinet se kompania e tyre është e përfshirë në këtë skandal.

”Nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Jemi duke i nxjerrë të dhënat për import dhe eksport. Dhe së shpejti do dalim me një komunikatë për media dhe do ta demantojmë këtë lajm”, tha Ferizi për Periskopin.

Ndryshe, ministri Faton Peci në një deklaratë ekskluzive për Periskopin ka thënë se do ketë pasoja radikale për kompaninë nëse vërtetohen dyshimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img