17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Shkon në 29 numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Turqi

Ka shkuar në 29 numri i personave të vdekur nga një zjarr i cili ka filluar gjatë punimeve të restaurimit në një klub nate në Stamboll të Turqisë.

Bëhet e ditur se përveç të vdekurve, tetë persona të tjerë janë plagosur, ku shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Zyra e guvernatorit tha se zjarri filloi në lagjen Beshiktash në qendër të Stambollit në anën evropiane të qytetit dhe se të gjithë viktimat ishin punëtorë ndërtimi, shkruan CNN.

Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc bëri të ditur se policia turke ka lëshuar urdhër-arrest për pesë persona, duke përfshirë tre menaxherë të klubit.

“Inspektimi i vendit dhe përpjekjet për mbledhjen e provave janë duke vazhduar, dhe një ekip prej 3 ekspertësh të specializuar në sigurinë në punë dhe zjarrin po vazhdojnë gjithashtu punën e tyre për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img