8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Situata në veri të Kosovës, reagon Nikolla: Tensioni nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës përgjatë ditës së sotme.

Nikolla ka bërë thirrje për qetësim të situatës, ndërsa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE është e vetmja zgjidhje për dy vendet, Kosovën dhe Serbinë.

“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog.

Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img