12 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Shoferi në Prishtinë revoltohet për gjobën në trafik, kërcënon zyrtarët policorë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Pakënaqësitë për gjobat e shqiptuara në trafik janë një ndër arsyet kryesore që shtyjnë qytetarët të bëjnë veprime agresive ndaj zyrtarëve policorë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prishtinë, ku zyrtarët policorë janë përballur me një qytetar i cili në shenjë revolte për shqiptimin e gjobës, i ka kërcënuar.

35-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img