16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Curry shkëlqen me 50 pikë, Warriors kalojnë Sacramenton

Stephen Curry ka treguar aftësitë e tij në ndeshjen kur i është dashur më së shumti skuadrës së tij Golden State Warriors.

Në Golden 1 Center të Sacramentos është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Sacramento Kings dhe Golden State Warriors, ku fitorja i ka takuar skuadrës mysafire me 20 pikë diferencë 100:120.

Përderisa dy çerekët e parë ishin të barabartë, në të tretin dhe të katërtin mysafirët bën diferencën duke krijuar epërsi të lartë dhe pas shtatë ndeshjeve me katër fitore e tre disfata kalojnë tutje.

Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 50 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Andrew Wiggins shtoi 17 pikë, derisa Klay Thompson dha kontribut me 16 të tjera në fitoren e Warriors.

Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Warriors do të përballen me LA Lakers.

Miami Heat e ka nisur mbarë, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Lindjes e ka mposhtur New York Knicks me shtatë pikë diferencë 101:108.

Kjo ishte fitorja e parë e Heat, teksa edhe ndeshja e dytë zhvillohet në New York.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img