15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Shkëlqimi i 16-vjeçarit Lamine Yamal ndaj Villarrealit – lojtari i ndeshjes dhe merr duartrokitjet e tifozëve vendas

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Villarreali me rezultat 3-4.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme me Barcelonën që krijoi epërsi të dy golave fillimisht, por që vendasit shënuan tre të tjerë para se në 20 minutat e fundit katalunasit të shënonin dy gola ekspres për të marrë tre pikët.

Por padyshim që meritat më të mëdha për këtë fitore të katalunasve i ka super talenti Lamine Yamal i cili ka zënë tanimë vendin e titullarit.

16-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sfidë me një asistim në golin e parë të shënuar nga Gavi, por ishte vendimtar edhe në golin e katërt të realizuar nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi anësor u fut në qendër nga krahu i djathtë dhe me një goditje qëlloi shtyllën kur nga topi i kthyer Robert Lewandowski e dërgoi në rrjetë.

Lamine Yamal qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të, kur duke u larguar nga fusha mori edhe duartrokitjet nga tifozët vendas të Villarrealit.

Talenti i jashtëzakonshëm i dalë nga La Masia në fund u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes falë një paraqitje spektakolare.

Yamal kishte debutuar me ekipin e parë të Barelonës sezonin e kaluar në sfidën ndaj Real Betisit, derisa këtë vit duket se ka fituar besimin e Xavi Hernandez dhe në dy sfida radhazi ka marrë një vend në formacionin bazë.

Barcelona tanimë duket se ka gjetur një pasardhës të denjët të Lionel Messit pasi Yamal është një yll në rritje.

https://youtube.com/watch?v=0sJuktQm2P4%3Ffeature%3Doembed

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img