15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Slloveni shikon Ramën, teksa shoqërohet me Abazoviqin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

I pranishëm ishte edhe homologu i Kurtit, Edi Rama por që nuk janë parë duke komunikuar me njëri-tjetrin. Në një fotografi të publikuar në media, shihet se Kurti është shoqëruar me Abazoviqin derisa vjedhurazi shikon Ramë.

Kurti ka udhëtuar sot për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku nesër do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img