12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Shkëlqim Devolli pret Philip Reeker

Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli, i shoqëruar nga gazetari Adriatik Kelmendi, ka pritur sot në një takim ish-zyrtarin e lartë të qeverisë amerikane, Philip Reeker.

Në takim është folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bashkëpunimin e kompanive kosovare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punën që bëhet në Devolli Corporation.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe roli i medias në shoqëritë demokratike.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Reeker, ka shprehur admirimin për afarizmin e Devolli Corporation dhe rolin e kësaj korporate në thellimin e bashkëpunimit ekonomik në relacionin Kosovë-SHBA.

Reeker, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka marrë pjesë edhe në një tryezë të hapur lidhur me dialogun politik, bashkë me Baroneshën Catherine Ashton, ish-Përfaqësuese e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri.

Devolli Corporation me njësitë e saj është eksportuesi më i madh nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img