Marrëveshjet ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të fillojë në orën 10:00.
Aty parashihet që në rendin e ditës të jenë 39 pika.
Për votimin e tyre u zotua dje edhe Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Zhbllokimi i tyre erdhi pas takimit që patën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ku u bisedua për çështjet legjislative dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.
Pro votimit të tyre më herët ishin deklaruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.