11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

SHBA’ja ia refuzon vizën presidentit të Republikës Srpska

Kabineti i presidentit të Republikës Srpska të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë nuk e ka marrë vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin për media, thuhet se Dodik është falënderuar për ftesën e marrë, por atë është dashur ta anulojë pasi ambasada amerikane nuk i ka dhënë vizë.

Dodik ka thënë se është ftuar që të marrë pjesë në një nga ballot që organizohen ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si president më 20 janar, përcjell REL.

Më parë, ambasada amerikane në Bosnje ka thënë se SHBA-ja përkrahë proceset ligjore kundër Dodikut të nisura nga institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës për shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img