14 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 50 militantë të VV-së me kontrata mbi vepër në Ndërmarrjen Banesore

Në fillim të vitit 2015, Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kishte rënë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që shumica e Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrje ishte përzgjedhur nga pjesëtarët të VV-së. Që nga fillimi e deri më tani në NPB janë pranuar rreth 50 persona me kontratë mbi vepër.

Lajmi.net ka mësuar se, që nga fillimi i vitit 2015 në NPB janë punësuar rreth 50 persona me kontratë për shërbime të veçanta (kontratë mbi vepër), disa nga ta militantë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, më pas, disave prej tyre u është rregulluar kontrata duku u bërë më afat të pacaktuar.
Sipas burimeve të lajmi.net, që nga viti i kaluar disave prej të punësuarve u është vazhduar kontrata më shumën se dy herë gjë që është në kundërshtim me ligjin. Po sipas burimeve, aktualisht në NPB-janë rreth 40 persona me kontratë për shërbime të veçanta, shumica prej tyre që nga viti i kaluar.
Ndër personat e parë të punësuar me kontratë mbi vepër është aktivistja Donika Çapriqi, të cilës më pastaj, siç mëson lajmi.net i është rregulluar në të rregullt.
Lajmi.net ka pritur disa ditë, por nuk ka marr përgjigje nga NPB-ja lidhur me kontratat mbi vepër që janë lidhur nga viti 2015 e këndej.
Sipas Raportit të Punës për vitin 2013, i publikuar në mars të vitit 2014, të punësuar në NPB, kanë qenë 79 persona, nga ta 53 meshkuj e 26 femra. Por, tash ky numër është rritur dukshëm.
Në fillim të vitit 2015, Aksionari i NPB-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës e kishte shkarkuar Bordin paraprak, për të emëruar Bordin e ri.
Kryesuesi i bordit, ishte emëruar Lazër Nrecaj, i cili ka qenë kandidatë i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit për në Parlamentin e Kosovës. Drejtor Bordi ishte emëruar edhe Liridon Latifi, i cili figuron në listën e VV-së, si aktivistë që ishte arrestuar në demonstratën e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës me 27 qershor 2013.
Me të marrë detyrën, Bordi i Drejtorëve të kompanisë e kishte shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv, Sabedin Haxhiu dhe e kishte emëruar UD të Kryshefit Ekzutiv, koordinatorin e Lëvizjes Vetëvendosje për ‘Bregun e Diellit’, Kastriot Krasniqin.
Më pas, po ën vitin 2015, Bordi i Drejtorëve e kishte emëruar Kryshef Ekzkutiv, Nexhat Kryeziu.
Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik. Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img