9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Rënia e temperaturave gjatë javës, “Termokos” njofton se do vazhdohet furnizimi me ngrohje

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe për disa ditë pasi që parashikohet që ditëve në vijim do të ketë rënie të temperaturave.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i Ngrohtores, Fisnik Osmani, i cili tha se furnizimi me ngrohje do të  jetë në harmoni me nevojat e konsumatorë ve për ngrohje.

“Furnizimi me ngrohje në ditët, që do të ketë temperatura më të mira do të vazhdojë me ngarkesë minimale, ndërsa përgjatë ditëve, kur sipas parashikimeve meteorologjike do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, furnizimi me ngrohje do të jetë në harmoni me nevojat e konsumatorëve tanë për ngrohje,” u shpreh ai.

Ndërkaq, Osmani tha se mosndërprerja e përkohshme e furnizimit me ngrohje është bërë me qëllim për të ruajtur sigurinë e operimit të sistemit të ngrohjes, i cili pas përkeqësimit të motit duhet të  rikthehet prapë  në  funksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img