20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Reagon presidenti Thaçi: Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me publikimet se kritikoi pozicionin e qeverisë gjermane sa i përket mundësisë së korrigjimit apo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Ishte pikërisht diplomati i njohur, në të kaluarën sekretar shteti në Gjermani, Wolfgang Ischinger i cili ka reaguar në rrjetin social Twitter në drejtim të Thaçit dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq se patën kritika në drejtim të Qeverisë së Gjermanisë.

Lidhur më këtë Thaçi ka thënë se kritikat negative për Gjermanin nuk mund t’i atribuohen atij.

Presidenti Thaçi poashtu ka deklaruar se Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE.

Postimi i plotë:

Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua. HTH

Fjalimi i Thaçit:

https://www.president-ksgov.net/sq/fjalime/fjalimi-i-sht-hashim-thaci-president-i-republikes-se-kosoves-dhene-ne-dreken-mireseardhese-te-konferences-se-sigurise-se-munihut-takimi-i-grupit-baze-ne-minsk-republika-e-bjellorusise-31-tetor-2018

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img