11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Rama i bën bashkë tri dikastere, formohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për krijimin e një strukture të re në qeveri, bëhet fjalë për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas tij, ky ndryshim në qeveri është i nevojshëm për fazën e re të zhvillimit ku sapo kanë hyrë.

“Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial, kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër, kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes”.

“Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”, ka thënë Rama

Në krye të kësaj ministrie të re do të jetë Blendi Gonxhja, emrin e të cilit kryeministri do t’ia propozojë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj./tch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img