12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Rabiot largohet nga Juventusi, pesë klube që po kërkojnë shërbimet e tij

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi do të mbetet lojtar i lirë më 30 qershor.

Mesfushori francez me shumë gjasa do të largohet nga Allianz Stadium, përkundër se drejtuesit e Zonjës së Vjetër po insistojnë ta mbajnë atë.

Juventus po teton ta bindë me kontratë të re lojtarin, megjithatë ai ka oferta më të mëdha financiare në tavolinë dhe e ardhmja e tij është larg Serie A.

Calciomercato ka raportuar se Rabiot do të largohet gjithsesi në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër, derisa ka pesë klube janë duke kërkuar shërbimet .

Arsenal, Manchester United dhe Newcastle United janë tre skuadrat angleze që duan transferimin e Rabiot.

Në garë është futur edhe Bayern Munich me francezin që vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Allianz Arena.

Emri i klubit të pestë është ai i Galatasarayt, por duket e pabesueshme që Rabiot ta vazhdojë karrierën në Turqi përderisa ka oferta nga klubet e mëdha evropiane.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img