21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Qindra njerëz bllokojnë qasjen në bazën ushtarake në Turqi (FOTO)

Një turmë e madhe njerëzish e kanë bllokuar qasjen në bazën ushtarake turke gjatë natës në Ankara për shkak të nervozizmit pas tentim puçit të dështuar të javës së kaluar.

Rrugët e qyteteve të madhe të Turqisë janë të qeta në këtë mëngjes të së premtes, vetëm një ditë pasi ligjvënësit turq aprovuan një projektligj për të shpallur gjendje emergjente tre mujore, e cila e lejon Qeverinë t’i zgjasë kohëzgjatjen e paraburgimit dhe të japë dekrete pa aprovimin e Parlamentit, shkruan AP, përcjell Express.
Megjithatë, në shenj tensionesh themelore në vend, protestuesit dolën para bazës ushtarake “Etimesgut” në Ankara, të enjten në mbrëmje dhe parkuan traktorë dhe buldozerë jashtë bazës – mbase nga frika se tanket mund të dalin nga baza.
Nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar këto tensione, ndërsa energjia elektrike në bazë është shkëputur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img