18.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria pritet ta bëjë emergjencën me helikopter

Vitin e kaluar është vënë gur-themeli për klinikën e re të Emergjencës në QKUK.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, shpreh bindjen e tij se nga viti i ardhshëm kur pritet të kryhet ndërtimi, do të ketë shërbime të ngjashme me vendet evropiane.

“Do të kemi 7 departamente: Të triazhimit, dhomën e raminacionit të ndara në patologji, kujdesin intensiv, për goditje në tru dhe në zemër, për lëndime të boshtit kurrizor, traumatologji, toksikologji, qendrën nacionale të djegieve, qendrën e 20 sallave operative dhe qendrën nacionale për edukim të stafit në tri nivelet”, pohon Lenjani, transmeton RTK.

Por përveç klinikës së re, Lenjani deklaron se Qeveria e Kosovës pritet që ta hartojë një draft-dokument për shërbimin emergjent ajror.

Ai, këtë e kishte kërkuar që nga viti 2010 për shkak të nevojave. Deri më tani, Emergjenca ka përdorur shërbimet e EULEX’it dhe KFOR’it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img