21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Një 32-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e prostitutës shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi, e cila njihej me emrin Olivia.

Sipas mediave të huaja, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Roman Briy, i cili pasi e kishte paguar Olivian për marrëdhënie seksuale në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur atë.

Trupi i shqiptares u gjet i braktisur më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

Autori mësohet se do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon edhe tre vite burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

Shqiptarja Brunilda Sadushi, u vra natën e Krishtlindjeve në Mugins, në afërsi të Kanës, në Francë.

Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’.

I dyshuari kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të, tha prokurori i çështjes, Fabienne Atzori.

Prokurori tha më tej se i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një kliente të rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img