23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, i sekuestrohet nga policia

Një person është ndaluar nga autoritetet për dyshime të lidhura me ekspozimin e një arme zjarri në rrjetet sociale. Hetuesit policor kanë arritur të sekuestrojnë armën në fjalë dhe kanë identifikuar personin e dyshuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt 2024, kur një video- incizim është publikuar në rrjetet sociale, duke treguar një armë zjarri në dorën e një individi. Hetuesit kanë reaguar menjëherë, duke filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 19 shkurt 2024, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim ku shihej një armë zjarri. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek. Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës’”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img