18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri në Skenderaj

Një person i moshës 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se trupin e pajetë të viktimës e kanë gjetur familjarët e tij në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, u shpreh Zahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img