21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaqi: Përpjekjet për korrigjim e ndaluan dorëzimin e veriut te Milan Radojçiqi

Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi nëpërmjet faqes së tij në Facebook ka theksuar se ende vazhdon të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe tehkson qe përpjekjet për korrigjim e ndaluan dorëzimin e veriut te Milan Radojçiqi.

Ky është statusi i plotë i presidentit Thaçi:

“E drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre.

Kjo përpjekje ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit, fillimisht pasuria e Trepçës, për të vazhduar me transformimin e pasurive shtetërore në ato komunale (katër komunat e veriut) dhe, po ashtu, ka parandaluar planet për sovranitet të dyfishtë dhe asociacion me mandat ekzekutiv, modeli i Republikës Serbe, pra autonomi rajonale.

Vazhdoj të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi ne duhet të jemi të bashkuar. Humbja eventuale e kësaj mundësie, do të jetë gabim historik i pariparueshëm! HTH”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img