19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti merr raport të detajuar nga AKI: Shtetasit turq ishin të rrezikshëm për sigurinë e vendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se është njoftuar nga AKI-i me një raporti të detajuar se cilat ishin arsyet që AKI ka dhënë leje për arrestimin dhe deponimin e gjashtë shtetasve turq.
Thaçi ka thënë se është i zhgënjyer nga institucionet e Kosovës se kanë dështuar t’i mbrojnë parimet parësore të individëve që kanë ideologji ndryshe “askush nuk guxon të persekutohet se ka një ideologji ndryshe”.

Tutje presidenti ka thënë se në raportin e AKI-së, thuhet se të deportuarit ishin të rrezikshëm për sigurinë e vendit pasi kanë kryer aktivitete të paligjshme në vend.

“Deri më tani kam një raport të hollësishëm, i cili është dëgjuar edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe të tjerë. AKI në mënyrë të detajuar sqaron arsyet qe kanë quarë deri te arrestimi dhe kërkesa për deportimin e shtetasve turq. Arsyeja e vetme ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovës. Ata kanë qenë të përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në Kosovë”, ka thënë presidenti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img