9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kërkon hetim, raportim dhe inspektim për rastin e gylenistëve të deportuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Pas takimit, Kryeministri ka mbajtur një konferencë për media, i cili ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se sot ka kërkuar hetim, raportim dhe inspektim nga të gjithë mekanizmat e përfshirë për rastin e arrestimit të gjashte shtetasve turq.

“Sot kemi vendos me kërkuar, hetim, raportim, inspektim në gjithë mekanizmat e përfshirë. Këtë e kam bërë në bazë të përgjithësive kushtetuese. Një hetim dhe raportim me shkrim për deportimin, arrestimin në mënyrë të fshehte të shtetasve turke”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të mos befasohet më Kosova dhe të mos përsëritet kurrë më një gjë e tillë.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar raportim me shkrim nga katër përgjegjës për arrestimin dhe mos informim për arrestimin e shtetasve turq në Kosovë.

“Në hetimin e parë kam kërkuar raportim me shkrim nga  katër përgjegjës, drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img