25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Policia po ruan familjet që kishin probleme mes veti

Mëngjesin e sotëm u vra G.B., 41-vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i viktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arrestuar. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot aty ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin e tyre në Gërdoc të Podujevës. Nga atje sjell detaje për vrasjen.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vrasjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Por, dje i dyshuari ishte arratisur.

Shtëpia e viktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tragjedinë e ndodhur sot folën fqinjët.

Fqinjët thanë se kushërinjtë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore. Ndërsa, 41-vjeçari dyshohet se fillimisht u shkel me kamionetë nga kushëriri i tij, e më pas u vra me armë zjarri.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e djeshme, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por i njëjti nuk ishte arrestuar pasi ndodhej në arrati.

Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas  një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe  konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Express duke u thirrur në burime të veta raportoi sot se dyshimet fillestare për vrasjen e 41-vjeçarit lidhen me probleme pronësore. Pas tragjedisë, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa 47-vjeçari i dyshuar u dërgua në mbajtje, gjithashtu u sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në këtë rast.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim të sqarimin të rrethanave të ketij rasti.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img