13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i LVV-së në Shqipëri

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abazi shkruan se në datën 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri për të mbajtur përgjegjësitë e tij për rezultatet në Shqipëri.

“Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka njoftuar ai.

Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, LVV tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

Në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Boiken Abazi garoi si kandidat i pavarur në Tiranë, nën siglën e Vetëvendosjes, por nuk mundi të merrte mandatin e deputetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img