17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia ndërron mendje për marrjen në pyetje të dyshuarin për ryshfet

MPB-ja po punon në zbardhjen e plotë të ryshfetit të mundshëm të votuesve ndaj të cilëve u janë dhënë para në këmbim të dokumenteve personale me të cilat janë vërtetuar se nuk do të dalin të rivotimin e sotëm.

Përmes një komunikate, ministria tha se mbrëmë 58 vjeçari banor i Tearcës, ka denoncuar se tek shtëpia e tij dhe te disa shtëpi tjera kanë shhkuar dy bashkëfshatarë të tij dhe u ofruan 100 deri në 500 euro, të holla për të mos votuar në Tearcë, transmeton TetovaSot.
Nga biseda me denoncuesin është konstatuar se më 22.12.2016 personi me inicialet S.SH erdhi në shtëpinë e tij dhe i kërkoi letërnjoftimet nga anëtarët e familjes së tij të cilët kanë të drejtë vote dhe u ka kërkuar që të mos votojnë dhe do t’u jepen para të gatshme. Ata kërkuan letërnjoftimet dhe kopjet e tyre. Denoncuesi nuk e ka pranuar ofertën, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Për dallim nga këto të dhëna, sot në mëngjes nga policia e Tetovës thanë se rasti është mbyllur, dhe se nuk ka pasur përpjekje për ryshfet.
Por, këtë pasdite ata janë justifikuar se gjërat po ndryshojnë nga ora në orë dhe prandaj kanë dhënë këtë deklaratë, dhe se po punohet për këtë rast.
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme theksojnë se Prokuroria Themelore e Tetovës e ka ndaluar policinë për të marrë në pyetje dëshmitarët dhe pjesëmarrësit që sot të mos ndërpritet procesi zgjedhor.
Nga Prokuroria nuk ka asnjë informacion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img