15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës për vrasjet në Ferizaj dhe Pejë: Në të dy rastet, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime konkrete

Policia e Kosovës ka reaguar pas rasteve të fundit, ku dy gra u vranë nga burrat e tyre në Kosovë.

Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy rastet e fundit të vrasjes së grave, rasti në Ferizaj dhe në Pejë, policia ka marrë veprime konkrete dhe ka arrestuar të dyshuari duke i dërguar para organeve të drejtësisë.

Ç’do herë kur flitet e raportohet për dhunën në familje, natyrisht se shfaqen parasysh shumë sfida, me të cilat përballen sot mjaft familje, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë, pasi dhuna në familje shkatërron jetët e njerëzve, sikurse ndodhen edhe dy rastet e fundit ai i vrasjes së rëndë në Ferizaj me datën 12.04.2024 dhe rasti i ndodhur sot 16.04.2024 në Pejë. Në të dy rastet Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime konkrete duke arrestuar personat e dyshuar dhe të njëjtit i ka dërguar para organeve kompetente të drejtësisë.” – thuhet në njoftim.

Më tej, policia ka thënë se veprimet që bien në kompentencën e tyre janë ndërmarrë me çdoherë

Veprimet ligjore të cilat bien në kompetencë të Policisë së Kosovës janë ndërmarrë ç’do herë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin dhe koordinim me institucionet relevante siç janë, qendrat për pune sociale, mbrojtësit e viktimave dhe organet e drejtësisë. Në të gjitha rastet janë arrestuar personat e dyshuar dhe rastet janë trajtuar sipas udhëzimeve të organeve të drejtësisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjet në Ferizaj dhe Pejë.” – thuhet tutje.

Tutje, në njoftim është përmendur edhe rënia e rasteve të dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten shqetësuese, edhe përkundër faktit se rastet e tilla në vitin e fundit kanë shënuar rënie nga 2.757 raste në 2.460 raste, ose rënie prej 10.77% krahasuar me vitin paraprak, raste këto të cilat në këtë fillim vit vazhdojnë të mbeten edhe më tej shqetësuese.” – thuhet ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img