12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës në aksion: I vihet dryni kafiterisë së Uran Ismailit në Prishtinë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e Komunave ka filluar të zbatoj në mënyrë rigoroze masat e fundit anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës për ata të cilët nuk po i respektojnë këto rregulla.

Vetëm mbrëmë Inspektorët në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë mbyllur 20 lokale të gastronomisë në kryeqytet.

Njëra nga këto 20 kafiteri të mbyllura është “Bon Vivant” me pronar Uran Ismailin i cili është zyrtarizuar si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Lajmin për mbylljen e 20 lokaleve e kanë konfirmuar për Observerin edhe nga Shoqata e Gastronomëve edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Veton Zuka, kryetar i shoqatës së gastronomëve tha se lokalet e mbyllura kishin të njëjtin konstruksion të lokalit që nga e hëna e kësaj javë, kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Sipas tij, të gjitha këto lokale janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat e hyra në fuqi për parandalim të pandemisë COVID-19.

Lokalet e mbyllura nga inspektorët:

1.“Dante “ sh.P.K  Rruga “B”

2.“Mamunia” 3. Babar, Rr. “C”

3.“Host&Guest”, Dregodan.

4.“Winners” “Bregu Diellit”

5.“Bo Bowling” “Albi Mall”

6.“Hebs” rruga “B”

7.“Maroco” shpk Emshir

8.“Snooks” shpk rr. “Simon Shiroka”

9.“Lulu`s coffe” & Ëine LC” “Simon Shiroka”

10.“Daremoroccan tea room” shpk “Simon Shiroka”

11.“Che Bar Lounge” shpk Rr.”Femi Agani”

12.“Monroe”shpk , Rr.”Femi Agani”

13.K SH.” Labby bar” Rr.”B”

14.A Rr”Trade” shpk, Rr. “B”

15.“strip coffe” shpk, Rr. “Rexhep Luci”

16.“Jurnal Lonunge Bar”, Rr. “Rexhep Luci”

17.“Bon Vivant” Rr. “Rexhep Luci”

18.“Apastment” rruga “B”

19.“Indiga shisha bar” rruga “B”

20.“Madox” rruga “B”

Sipas masave të reja të Qeverisë të cilat janë në fuqi deri më 13 shtator 2021, shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30.

Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtar deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img