9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Plas sherri në një familje në Vranjevc: Djali tenton t’ia shes babait veturën, e kërcënon dhe demolon shtëpinë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktima në shumicën e rasteve janë gratë, por ndodh që edhe prindërit të përjetojnë dhunë fizike e psikike nga fëmijët si pasojë e mosmarrëveshjeve mes tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën pasdite në një familje në Vranjevc të Prishtinës.

Këtë herë në rast janë përfshirë babë e bir, të cilët dyshohet se patën një mosmarrëveshje rreth veturës, e cila eskaloi në kanosje serioze.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili fillimisht është kapur me babain e tij për shkak të veturës që deshi ta shes. Për shkak se nuk arritën të merreshin vesh, i dyshuari e ka kërcënuar prindin dhe ka shkaktuar telashe në shtëpi.

Ai ka filluar ta demolojë shtëpinë e tij, duke thyer dyert, në shenjë revolte për vendimin e babait të tij.

Përballë kësaj situate, viktima vendosi që ta denoncojë të birin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë, me ç’rast një njësi policore e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img