22.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

“Plani për aneksimin e Veriut”, Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e së hënës ka shkruar në patformën “X”, sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img