9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve Ylfete dhe Mentor Humolli

Sot në shënimin e 33 vjetorit të rënies së dëshmores së kombit, Ylfete Humolli, në fshatin Lupç të Poshtëm u bë përurimi i kompleksit memorial.

Kryetari i Komunës së Podujevës,  Bulliqi në fjalimin e tij para të pranishëmve lartësoi jetën dhe veprën e e dëshmorës Ylfete Humolli dhe vëllaut të saj Mentorin, cili ra si ushtar i UÇK-së në betejën e Koshares.

“E brymosur me atdhedashuri Ylfetja përkundër moshës së re, ajo kishte kontribut të cmuar për çështjen kombëtare, kurse për idealet të cilat u angazhua Ylfetja rol të madh ka familja e saj e cila e rriti në këtë frymë e unë në këtë fjalë timen para juve të nderuar të pranishëm dua ta ndaj mirënjohjen time të përzemërt për familjen Humolli, të cilët sot duhet të ndjehen krenarë për bijtë që i patën e të cilët me vetëmohim u flijuan për lirinë e Kosovës” tha kryetari Bulliqi në fjalën e tij.

Në përurimin e kompleksit ishin të pranishëm; Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ish-kryetari i Podujevës, Ilaz Pireva, kryesuesi i kuvendit komunal, Hilmi Hoxha, deputetë, anëtarë të ekzekutivit, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Përfaqësuesi i familjes, vllau i Ylfete dhe Mentor Humolli, falënderoi komunën për mbështetjen në ndërtimin e kompleksit duke bërë edhe dhurimin e tokës, Agjencinë Memoriale të Kosovës e cila ndërtoi kompleksin dhe gjithë qytetarët e të pranishmit për nderin dhe respektin qe i bënë familjes Humolli.

Gjatë manifestimit të përurimit të Kompleksit u dha edhe një program artistik nga nxënësit e shkollës së Lupçit të Poshtëm kushtuar heronjve të cilët dhanë jetën për këtë ditë që gëzojmë sot.

Ndërsa në shënim të kësaj ngjarje Kryetari Bulliqi ka bërë homazhe edhe tek varri i dëshmorit Fadil Talla, i cili ra heroikisht në protestën përball okupatorit para 33 vitesh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img