12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i ndeshjes Bayern – Arsenal

Bayern Munichu e pret Arsenali në duelin e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve në Allianz Arena, në një duel që për shumë është i lehtë për bavarezët, por nuk pritet të jetë kështu.

Fotografia e Flutura Studio Professional MUA

Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 15 shkurt (e mërkurë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Bayern Munich
Menaxheri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se as Ribery e as Boateng nuk janë gati për lojë, teksa Alonso pritet që të rikuperohet dhe të startojë në këtë takim.
Douglas Costa dhe Thomas Muller po luftojnë për një vend në krahun e majtë të treshes së sulmit, teksa Joshua Kimmich dhe Arturo Vidal janë po ashtu në garë për një vend në mesfushë.

Arsenal
Hector Bellerin arriti të tejkalojë frakturën në kokë ndaj Hullit të shtunën, teksa Nacho i pushuar pritet të startojë në krahun e majtë në Gjermani të mërkurën mbrëma.
David Ospina pritet të zëvëndësojë Petr Cech në portë pasi ashtu është zgjedhur në fillim të sezonit që ai të startojë në duelet e Ligës së Kampionëve.
Granit Xhaka mungoi në katër ndeshjet e fundit të Arsenalit për shkak të suspendimit dhe është i gatshëm për lojë. Atij nuk pritet t’i besohet kjo ndeshje nga minuta e parë, teksa pritet që Coquelin dhe Elneny përkundëer performancave premtuese nga Alex Oxlade – Chamberlain në javët e fundit.
Forma e Mesut Ozil ka rënë në mënyrë dramatike dhe ai është në pikëpyetje të madhe për ndeshjen ndaj Bayernit. Wenger ka shumë opsione pas rikthimit nga lëndimi të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Lucas Perez ka një problem të lehtë në kofshë dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën.

Top Lojtarët

Analiza

Arsenali nuk ka kaluar në çerekfinalë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2009/2010 dhe që nga ajo kohë është eliminuar dy herë nga Bayerni. Topçinjtë vijnë në këtë ndeshje jashtë formës, duke mposhtur me vështirësi Hull Cityn dhe duke humbur dy ndeshje radhazi para atij takimi.

Bayerni ka fituar 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampionëve, përderisa Arsenali ka humbur tri nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në këtë garë. Gjiganti gjerman nuk mund të jetë aq i rrezikshëm me trajner Ancelottin, por në këtë ndeshje bavarezët janë favoritë të mëdhenj.

Bavarezët fituan 5-1 herën e kaluar kur këto dy skuadra u takuan, por një rezultat i tillë nuk pritet këtë herë, teksa Arsenali pritet t’i lë vetes shumë punë për ndeshjen kthyese në Londër.

Parashikimi: Bayern Munich 3-1 Arsenal

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img