25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë

Ministrja e sapoemëruar e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar i saj gjatë këtij mandati.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë dhe të mos ketë ngecje të mëtutjeshme.

Fotografia e Flutura Studio Professional MUA

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmetaj ka premtuar se një rëndësi të madhe do t’i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian.

Ajo është zotuar se përvojën dhe njohuritë do t’i vë në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img