22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare në Lindje e kanë parandaluar një rast të kontrabandës me duhan.

“Policia e Kosovës,  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në terren”.

“Me datën 05.07.2023 rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan  është identifikuar një automjet BMW  me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga republika e Maqedonisë veri në Republikën e Kosovës”.

Policia arriti t’i konfiskojë rreth 250 kilogramë duhan pasi që malli nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen.

“Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit  dhe gjatë kontrollit  në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar (25) thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogramë dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë”.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme​”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img