10.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

10 milionë përdorues që në orët e para të lansimit të rivalit të Twitterit

Shefi i Metas, Mark Zuckerberg, ka thënë se aplikacioni i sapolansuar, Threads, synon të kalojë Twitterin dhe që në orët e para ka arritur 10 milionë përdorues, shkruan BBC.

Sipas ekspertëve, Threads mund të josh përdoruesit e Twitterit të cilat janë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Threads – që nuk është lansuar ende në Evropë – i lejon përdoruesve të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të njëjta me Twitterin.

“Mbajtja e platformës miqësore do të jetë përfundimisht çelësi i suksesit të saj”, ka thënë Zuckerberg.

Por shefi i Twitterit, Elon Musk u përgjigj: “Është pafundësisht e preferueshme të sulmohesh nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesh me lumturinë e rreme të Instagramit të fshehtë”.

Kur u pyet nëse Threads do të jetë aplikacioni më i madh se Twitteri, Zuckerberg ka thënë: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të. Twitteri ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë ne”.

Threads tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar në mbi 100 vende, por jo ende në BE për shkak të shqetësimeve rregullatore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img