17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Pal Lekaj i AAK-së i kërkon Kryeministrit Kurti që ta shkarkojë kryeshefin e Trepçës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të plotësojë kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët tashmë janë në ditën e pestë të grevës.

Lekaj ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, e cila është edhe një nga kërkesat e minatorëve.

“Kryeministër, shkarkoje Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, plotëso kërkesat e minatorëve dhe mos rreziko shëndetin e tyre”, ka shkruar Lekaj.

Në ditën e pestë të grevës, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, tha se gjendja e minatorëve është e rënduar. Ai ka bërë të ditur se rreth 24 grevistë kanë marrë ndihmë mjekësore, teksa ka bërë të ditur se sot kanë pasur edhe një takim me zyrtarë nga Qeveria, por duke mos dhënë shumë detaje.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img