9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Paketonte kanabisin në formë çokollate, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Një 28-vjeçar është vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Durrës.

Shtetasi me iniciale D.D., banues në Krujë e shiste kanabisin e paketuar në formë çokollate në subjektin ku tregtonte materiale ndërtimi.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës”, njofton policia.

Sipas policisë, i riu e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img