11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Pajaziti: PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi për Asociacionin

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka folur lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pajaziti është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë përgjegjësi për Asociacionin.

“PDK-ja nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe involvimi për Asociacionin. Nëse kryeministri do të kërkonte nga opozita që të bëhet pjesë e një vendimi të përbashkët për Asociacionin, me siguri që PDK-ja do t’i merrte përgjegjësitë e veta. Tash nuk jemi fare faktor. As në procesin negociator as në atë të bisedimeve. Na është dhënë një version i fundit nga partnerët tanë. VV-ja e ka mandatin, madje të plotë, dhe këtë duhet ta administrojnë”, ka thënë ai në Teve1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img