17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Biskotat ideale për të shoqëruar çajin

 

PËRBËRËSIT:

120 g miell orizi, 

30 g miell misri i bluar imët,

80 g gjalpë i butë në temperaturë ambienti,

100 g arra të qëruara, të grira në thërrime ose lajthi,

50 g bajame të qëruara,

40 g mjaltë,

1 vezë,

70 g sheqer kaf,

1 limon organik,

1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira,

një majë thike kripë.

Koha e përgatitjes – 30 minuta bashkë me pjekjen

PËRGATITJA: Grijmë në mikser arrat me një lugë miell orizi, derisa të bëhen thërrime. Në një tas, përziejmë me lugë druri miellin e orizit që na ka mbetur, me miellin e misrit, sodën që e hedhim me sitë, arrat e grira, sheqerin, gjalpin, mjaltin, vezën të rrahur më parë me pirun, lëkurën e grirë të limonit dhe një majë thike kripë. I përziejmë më pas me dorë, derisa të përftojmë një brumë që nuk ngjit. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe me dorë bëjmë topa të vegjël sa një kokërr arre. I vendosim në tavë me letër furre dhe me duar të lagura i shtypim, për t’i bërë më të sheshta. Sipër u vendosim nga një bajame sipas dëshirës. I pjekim për rreth 15 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180° C ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë të artë. Kur janë të nxehta, janë shumë delikate, prandaj, kur të jenë ftohur, i heqim nga tava me ndihmën e një aksesori të sheshtë.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img